Ballina Intervista DAJA: S’JEMI ATY KU DUHET, DUAM DY TROFETË

DAJA: S’JEMI ATY KU DUHET, DUAM DY TROFETË

87
0
Our Sponsor
[the_ad id=”45″]

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, foli pas ndeshjes së fituar kundër Teutës. Ai mendon se kjo ishte një kundërpërgjigje mjaft e mirë për skuadrën pas humbjes me Luftëtarin, në Superiore.

Fitorja – “Jam dakord që erdhi në momentin e duhur fitorja. Treguam një ritëm tjetër sot dhe ekipi reagoi. Në një terren mjaft të butë, treguam shpirt gare. Humbja me Luftëtarin ishte për shkak të ngarkesës. Kryesorja ishte reagimi i skuadrës, fitorja na bën që të besojmë te kalimi i turit. Bëmë një hap të rëndësishëm përpara”.

Kupa – “Trofeu kryesor është kampionatit dhe nëse gjërat ecin mirë do synojmë edhe Kupën. Ne do e synojmë edhe këtë trofe”.

Sulmi – “Ishim më agresiv në sulm dhe kemi akoma punë për të bërë. Duhet të mundohemi që pjesa e mbrojtjes të mos ketë shumë ngarkesë. Mundohemi që të mbajmë topin lart”.

Our sponsor

Agresiviteti – “Sot ka një reagim tjetër nga skuadra, të paktën në drejtim të agresivitetit dhe ritmit. Nuk jemi 100 për qind, pasi duhet të presim të marrim formën e duhur me kalimin e kohës, pas mbarimit të fazës përgatitore”, – përfundon Daja.

[the_ad id=”45″]

Artikulli paraprakSHEHI: TEUTA NUK E MERITON KËTË SITUATË, POR TROFEUN E DUA UNË
Artikulli tjetërLargohet James! I bashkohet Lilajt tek Qabala

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu