Back Menu

K.F. Skënderbeu - Vendi ku bashkohen Ujqerit

“Dhimbje koke” te Skënderbeu, rrezikojnë Salihi-Berisha

Hamdi Salihi dhe Bernard Berisha, dy prej titullarëve të Skënderbeut, rrezikojnë ndeshjen e së martës ndaj Dinamos së Zagrebit. Gjithçka mbetet për t’u parë, pasi përgjigja përfundimtare do të merret sot, por dje të dy lojtarët kanë kryer një seancë të lehtë, me vrapime, ndërsa më pas kanë vijuar me terapi. Sot në mëngjes ata do të udhëtojnë drejt kryeqytetit për të kryer vizitat përkatëse në spitalin “Salus”. Salihi dhe Berisha kanë pasur një kontraktim muskulor që pas ndeshjes me Dinamon e Zagrebit, ndaj dhe dje e kanë pasur të pamundur për të qenë pjesë e grupit në stërvitje. Bashkë me dy futbollistët në fjalë, në kryeqytet do të udhëtojë edhe Arbër Abilaliaj, i cili ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e Superkupës ndaj Laçit, por sot do të shikohet rikuperimi i tij. Por më shumë shqetëson gjendja e Salihit dhe Berishës, pasi, edhe pse nuk kanë probleme të mëdha, por vetëm kontraktime, nuk kanë shumë kohë ëpr t’u rikuperuar. Nëse nuk riaftësohen në kohë, do të jenë dy mungesa të mëdha për Skënderbeun.

Plugin from the creators ofBrindes :: More at PlulzWordpress Plugins