Back Menu

K.F. Skënderbeu - Vendi ku bashkohen Ujqerit

Ja si ndryshon kalendari i Skënderbeut!

Sot (dje) ndeshja e parë e Kupës, ndërsa nga e mërkura e në vazhdim kampionët e Shqipërisë do të kenë një kalendar ndryshe, duke luajtur një ndeshje në 72 orë

 

Në 28 ditë Skënderbeu, sipas kalendarit që ka, duhet të luajë 9 ndeshje, pra 1 ndeshje në 3 ditë. Kalendari i ngjeshur fillon nga sot dhe mbyllet më 3 tetor. Kampionët duhet të luajë 2 ndeshje të Kupës, 5 ndeshje në kampionat dhe 2 ndeshje të Europa Ligës. Një periudhë sfilitëse për bardhekuqtë, sepse vetëm një ndeshje do ta luajë në stadiumin “Skënderbeu” dhe të tjerat jashtë. Ndeshja e javës së 4-t me Tiranën është e vetmja, që do të luhet në Korçë, pasi ndaj Beshiktashit do të luhet në “Elbasan Arena”. Kështu, kampionët po marrin masat për “maratonën” e gjatë. Vetëm pas ndeshjes së javës së 6-të të Superligës me Laçin trajneri Josa dhe të tijtë do të kenë kohë të marrin pak “frymë”.

SHTYRJA – Por jo të gjitha ndeshjet do të luhen sipas kalendarit zyrtar, pasi është e pamundur. Cilat do të jenë ndryshimet? Së pari, FSHF-ja ka afruar për sot, pra 10 ditë, ndeshjen e Kupës me Tomorin. Më 19 shtator Skënderbeu duhet të presë Tiranën në shtëpi por kjo ndeshje nuk do të luhet në këtë datë, pasi dy ditë më parë kampionët presin Beshiktashin në “Elbasan Arena”. Me shumë gjasa, Skënderbeu-Tirana do të luhet më 21 shtator, por nuk është ende zyrtare. Një tjetër ndeshje që do të shtyhet, pasi për t’u afruar nuk ka shanse, është ajo e 30 shtatorit, pra ndeshja e kthimit në Kupë me Tomorin. Nuk ka ndonjë datë të përcaktuar se kur do të luhet kjo ndeshje, ndërkohë që ndeshja e fundit që do të shtyhet është ajo me Laçin, e programuar për më 3 tetor. Mund të kemi një shtyrje për më 5 tetor, por për të gjitha këto pritet vendimi zyrtar i FSHF-së. Shtyrja e ndeshjeve vjen për shkak të angazhimit të kampionëve në Europa Ligë, ku do të luajë të paktën deri më 10 dhjetor.

 

Kalendari në vazhdim i kampionëve 

6 shtator 

Tomori-Skënderbeu (Kupë)

9 shtator

Vllaznia-Skënderbeu (Superligë, java 1)

12 shtator

Tërbuni-Skënderbeu (Superligë, java 3)

17 shtator

Skënderbeu-Beshiktash (Europa Ligë)

19 shtator

Skënderbeu-Tirana (Superligë, java 4, do të shtyhet)

26 shtator

Bylis-Skënderbeu (Superligë, java 5)

30 shtator

Skënderbeu-Tomori (Kupë, do të shtyhet)

1 tetor

Lokomotivë Moskë-Skënderbeu (Europa Ligë)

3 tetor

Laçi-Skënderbeu (Superligë, java 6, do të shtyhet)

Plugin from the creators ofBrindes :: More at PlulzWordpress Plugins