Ballina Demtime Lajm i gëzuar për kampionët: Shkëmbi ia del!

Lajm i gëzuar për kampionët: Shkëmbi ia del!

96
0
Our Sponsor

Kapiteni Bledi Shkëmbi ia ka dalë. Ky është një lajm shumë pozitiv për trajnerin Josa, Skënderbeun dhe tifozërinë korçare. Mesfushori do të jetë në fushë nga minuta e parë të martën ndaj Krusejdërs. Shpresat ishin të pakta ditë më parë, kur Shkëmbi dëmtoi kaviljen në Austri, në ndeshjen e parafundit miqësore. Mjekët austriakë thanë se mesfushori nuk do të ishte gati për tri javë, por kapiteni është përpjekur shumë dhe në fund ia ka dalë për t’u riaftësuar në kohë.

Ka dy ditë që ai është bashkuar me grupin, por dje ka qenë më mirë. Sipas burimeve pranë stafit teknik, Shkëmbi do të jetë të martën në fushë nga minuta e parë, ndërkohë që për lojtarin tjetër të dëmtuar, Sabjen Lilajn, vendoset sot. Prej disa ditësh ky i fundit është stërvitur individualisht dhe sot pritet të merret përgjigja përfundimtare, nëse Lilaj mund të jetë pjesë e formacionit apo jo.

Por edhe për të gjasat janë të mëdha që të jetë në fushë. Problemet vazhdojnë  për brazilianin Ademir Souza, i cili të paktën për ndeshjen e parë nuk do të jetë gati. Ngarkesa e madhe në Austri duket se e ka lodhur gjurin e operuar të brazilianit dhe ai nuk do të jetë as në stol.

Our sponsor
Artikulli paraprakShehi: Me Skënderbeun në grupe, me Shqipërinë në Europian
Artikulli tjetërDorëzohet lista në UEFA, të gatshëm 22 futbollistë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu