Ballina Intervista “Paraja s’është gjithçka, në histori me Skënderbeun”

“Paraja s’është gjithçka, në histori me Skënderbeun”

69
0
Our Sponsor

Mbrojtësi kroat, Marko Radas, thekson se ekipi i tij është më i miri në Shqipëri, ndërsa si vetë synon të jetë i huaji më jetëgjatë dhe më i suksesshëm i korçarëve

 

Leonard Trebicka

Our sponsor

 

Kroati Marko Radas është cilësuar si një nga mbrojtësit më të mirë të kampionatit shqiptar dhe për të ka pasur oferta të ndryshme gjatë merkatos. Por, siç e thotë vetë mbrojtësi, nuk është paraja gjithçka. Ai ndihet shumë komod me Skënderbeun, që e konsideron skuadrën më të mirë. Radas ka dalë dje në sallën e konferencave për shtyp, në orën 17:30, pasi ishte caktuar nga trajneri Mirel Josa të fliste për ndeshjet e Championsit. Kroati ka folur edhe atë që e bindi të qëndronte edhe për një sezon te Skënderbeu. Ja dhe intervista e plotë e Radasit:

– Radas, Vetëm tri ditë na ndajnë nga sfida me Krusejdërs në Champions. Si e prisni?

– Mendoj që jemi ekip më i mirë se Krusejdërs, por duhet ta tregojmë edhe në fushë. Nuk them që jemi superiorë, pasi janë 180 minuta për tu luajtur, por e them me bindje se jemi ekip më i mirë në çdo aspekt.

– Sa të vështirë janë irlandezët?

– Nuk ka sot ekipe të lehta. Ata janë kampionë në vendin e tyre dhe normalisht që janë të vështirë. Sikundër e thashë edhe më lart, mendoj se jemi ekip më i mirë, por gjithçka duhet ta demonstrojmë në fushë.

– Me këtë grup që ka Skënderbeu, mund t’ia dalë?

– Mendoj se duhet të ecim avash-avash, hap pas hapi. Sigurisht që do t’ia dalim. Besoj se e kalojmë Krusejdërsin dhe kjo është e rëndësishme.

– Ndeshjen e fundit europiane ishit ju që shënuat, por ekipi nuk u kualifikua…

– Nuk e dua golin personal, por kualifikimin. Bëmë dy ndeshje të mëdha verën e kaluar, por na ndëshkoi goli i pësuar në fushën tonë. Këtë herë nuk do të bëjmë gabimet e viteve të fundit, që na kanë penalizuar për kualifikimin.

– Mund ta siguroni që në Korçë kualifikimin?

– Për të mirën tonë duam ta mbyllim që këtu. Shpresoj që kështu të jetë.

– Janë bërë përfocime në mesfushë dhe në sulm. Mbrojtja nuk kishte nevojë?

– Besoj se Salihi dhe Hristov janë dy afrime shumë cilësore. Sidomos Salihi, që i jep ekipit eksperiencë të madhe, por edhe Hristov plotëson sulmin dhe na jep sigurinë e munguar vitin e fundit të repartin ofensiv. Mbrojtja është kompakte dhe e plotësuar.

– Përse rinovuat me Skënderbeun?

– Sepse mendova se Skënderbeu do të jetë ekipi më i fortë edhe për shumë vjet. Nga ana tjetër, klubi ka qenë shumë korrekt me mua. Jemi më të mirët në Shqipëri. Më pëlqen këtu dhe do të bëj histori si i huaji i vetëm, i cili ka luajtur kaq gjatë në Korçë.

– A është e vërtetë që Flamurtari ju ka bërë një ofertë të majme?

– Po, shumë e vërtetë. Ishte një ofertë shumë e mirë financiare dhe e falënderoj për këtë ofertë, por nuk është paraja gjithçka. Zgjodha atë që më thoshte zemra dhe ekipin më të mirë.

– A shkon ky ekip deri në fazën e grupeve?

– Do ta shikojmë. Do të ecim ndeshje pas ndeshjeje dhe besoj se do t’ia dalim për të qenë në Europa League, pasi në Champions është shumë e vështirë. Gjithsesi, mrekullitë ndodhin.

– A është kampion ende pa nisur kampionati ky Skënderbe?

– Besoj se po. Kemi elementët më të mirë të mundshëm, duke nisur nga grupi që është ruajtur, por edhe nga afrimet e reja. Hristov është një lojtar shumë i mirë, po ashtu edhe Abilaliaj. Jemi kampionë.

– Çfarë do t’u thoshit tifozëve korçarë?

– U them që të na mbështesim, si kur luajmë mirë, ashtu edhe kur luajmë keq. Duam mbështetje maksimale nga ata, pasi bashkë jemi më të fortë.

 

4 sezone

ka në Korçë kroati Marko Radas. Ai është shpallur 4 herë kampion dhe është një nga lojtarët më të mirë të kampionatit. Tani synon titullin e radhës me Skënderbeun në sezonin e 5-të.

Artikulli paraprakDorëzohet lista në UEFA, të gatshëm 22 futbollistë
Artikulli tjetërSkenderbeu-Krusejders, gjykon nje treshe austriake

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu