Ballina Lajme Shiten 2 mijë bileta në 48 orë, “Elbasan Arena” do mbushet plot

Shiten 2 mijë bileta në 48 orë, “Elbasan Arena” do mbushet plot

102
0
Our Sponsor

Vetëm në Korçë, deri dje pasdite mësohet se janë shitur mbi 2 mijë bileta, ndërkohë që klubi prenoton autobusë pafund për të mërkurën

 

Leonard Trebicka

Our sponsor

 

 

Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen e së mërkurës së ardhshme mes Skënderbeut dhe Milsamit, ndërkohë që kjo duket qartë nga rritmi i shitjes së biletave në qytetin juglindor. Në fakt, biletat kanë dalë në shitje në Tiranë, Elbasan dhe Korçë, por e gjithë vëmendja është përqendruar në juglindje, atje ku edhe tifozët janë të organizuar dhe kanë premtuar do ta mbushin “Elbasan Arenën”. Në fakt, vetëm në 48 orët e para të daljes në treg të biletave, shifrat flasin për një rekord, kur kemi parasysh që ndeshja luhet të mërkurën e ardhshme dhe duhen edhe katër ditë të tjera deri në startin e Skënderbeu-Milsami. “Elbasan Arena” ka një kapacitet prej 12 mijë vendesh, ndërkohë që korçarët kanë premtuar se edhe këtë stadium do ta mbushin plot, pasi kemi parasysh që në atë ndeshje të së mërkurës nuk do të jenë vetëm tifozë korçarë që do të udhëtojnë nga juglindja, por do të ketë edhe korçarë që jetojnë në Tiranë e rrethe të tjera të Shqipërisë, shumica e të cilëve kanë deklaruar që do të jenë absolutisht të mërkurën në ndihmë të skuadrës së tyre të zemrës. Deri dje në orët e pasdites, vetëm në Korçë në njërën prej pikave që ndodhet te kinemaja e qytetit numri i biletave të shitura ka kaluar numrin 2 mijë dhe sigurisht që kjo është një shifër e lartë, por që rritmi nga dita në ditë po shtohet dhe e pakta 6 mijë tifozë nga Korça është e garantuar që do të udhëtojnë të mërkurën për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Pjesa tjetër e tifozëve do të udhëtojnë nga rrethet e tjera të Shqipërisë dhe është e garantuar që “Elbasan Arena” do të mbushet njësoj si në ndeshjet e kombëtares kuqezi. Kjo edhe për faktin se Shqipëria e De Biazit është pranë historisë, ndërsa edhe Skënderbeu nuk është më pak, pasi historia do të shkruhet të mërkurën që vjen. Shoqata e tifozëve korçarë dje u ka bërë thirrje tifozëve që të vrapojnë për të siguruar një biletë, por këtë herë duket se nuk ka nevojë për shumë thirrje, pasi askush në qytetin e Korçës nuk ka ndërmend që ta humbasë këtë ndeshje, që edhe pse luhet diku rreth 140 km larg Korçës, nuk i pengon aspak tifozët korçarë që të jenë edhe më të shumtë se ç’kanë qenë në ndeshjet kur janë luajtur në shtëpinë e tyre.

 

Autobusë – Ndërkohë që biletat po shiten me rritëm të jashtëzakonshëm, klubi “Skënderbeu” njëkohësisht është duke u marrë me transportin, pasi duhen autobusë të shumtë që të transportojnë kaq shumë tifozë në drejtim të Elbasanit. 30-40 autobusë duhen që të çojnë të mërkurën tifozët nga Korça në drejtim të Elbasanit dhe për këtë numër klubi korçar është duke e siguruar, madje edhe me ndihmën e autobusëve që mund të vijnë nga qytetet e qarkut, Pogradeci, Erseka, apo Bilishti. Një pjesë e madhe e tifozëve do të udhëtojnë edhe me mjetet e tyre private dhe sigurisht që të mërkurë kryefjala do të jetë “Elbasan Arena”, atje ku festa pritet të fillojë pas ndeshjes me kualifikimin historik që do t’i çojë në grupet e Europa Ligës kampionët dhe më pas do të vijojë absolutisht në Korçë, ku kampionët kanë menduar ta gdhijnë atë mbrëmje të 5 gushtit.

Artikulli paraprakPiter Olainka rikthehet në Korçë, sot del në stërvitje
Artikulli tjetërProjekti 12 mln euro për sportin në Korçë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu