Back Menu

K.F. Skënderbeu - Vendi ku bashkohen Ujqerit

Skënderbeu me dy mungesa ndaj Laçit

Skënderbeu do të ketë dy mungesa të mërkurën ndaj Laçit. Liridon Latifi dhe Kristi Vangjeli plotësuan numrin e kartonëve të verdhë në takimin kundër Bylisit dhe do të jenë të padisponueshëm për sfidën ndaj kurbinasve.

Megjithatë, Latifi dhe Vangjeli do të rikthehen ndaj Teutës pasi të kenë likuiduar pezullimin për shkak kartonësh. Një tjetër mungesë e sigurt për Skënderbeun ndaj Laçit, është edhe ajo e Sebino Plakut. Sulmuesi kryeqytetas ka pësuar një tërheqje muskulore, ndërsa rrezikon edhe ndeshjen e fundjavës në Durrës ndaj Teutës.

Plaku në fakt, duket se ka ardhur në formë të mirë dhe për aq sa ka luajtur me Skënderbeun ka treguar se është një lojtar që vlen për bardhekuqtë.

Plugin from the creators ofBrindes :: More at PlulzWordpress Plugins