Back Menu

K.F. Skënderbeu - Vendi ku bashkohen Ujqerit

Skënderbeu përkrah PSG-së e Bajernit, lë pas Interin dhe At.Madridin

Bardhekuqtë e Skënderbeut, me 43 pikë të grumbulluara në 18 ndeshje kampionat kanë vendosur një rekord të ri për klubin korçar. Në Arenën Europiane, ata janë lënë pas vetëm nga “jashtëtokësorët” e PSG-së, që kanë 51 pikë të grumbulluara në 19 javë kampionat, Bajer Mynihu në Gjermani me 46 pikë në 17 javë kampionat, si dhe “përbindëshat” e Olimpiakosit që në 15 javë të luajtura kanë marrë të gjitha fitore, duke grumbulluar 45 pikë.

Skënderbeu renditet i katërti në Europë, me 43 pikë të grumbulluara në 18 takime, së bashku me Gentin me po 43 pikë, por në 20 javë kampionat. Bardhekuqtë kanë lënë pas Leiçesterin në Angli me 38 pikë, Interin në Itali me 36, PSV në Holandë me 41. Gjithashtu, Atletiko Madridin në Spanjë me 35 pikë dhe Porton në Portugali me 36 pikë, por portugezët kanë luajtur vetëm 14 javë kampionat.

Plugin from the creators ofBrindes :: More at PlulzWordpress Plugins