Ballina Kampionati Skënderbeu vendos, vetëm për 300 bileta për Partizanin, të kuqtë e sfidojnë

Skënderbeu vendos, vetëm për 300 bileta për Partizanin, të kuqtë e sfidojnë

85
0
Our Sponsor

Java e 30-të e Kategorisë Superiore mbyllet me kryendeshjen Skënderbeu-Partizani, që do të luhet të hënën, në orën 18:00, në Korçë. Përballja shikohet jetike për fatet sezonale të të dy skuadrave. Duke parë rëndësinë e takimit, një numër i konsiderueshëm tifozësh të Partizanit kanë kërkuar që të mbështesin “demat” në Korçë.

Pas fitores me Apoloninë u fol se rreth 1000 mbështetës të Partizanit do të udhëtojnë drejt juglindjes, duke përfituar edhe nga fakti se klubi ka vënë autobusë pa limit. Për momentin nuk mund të realizohet dëshira e kryeqytetasve, pasi klubi korçar ka ofruar vetëm 300 bileta për tifozerinë e Partizanit.

Ky numër biletash që konsiderohet 5% e kapacitetit të stadiumit, aq sa i takon me rregullore është shitur i gjithë në ambientet e klubit të kuq. Kërkesat për të ndjekur skuadrën ndaj Skënderbeut janë të mëdha, por mësohet se për momentin organizatorët kanë vënë veton, duke mos ofruar më shumë për ultrasit e kuq.

Our sponsor

ndërkohë  tifogrupigrupi “Ultras Guerrils” konfirmoi se rreth 600 vetë kanë planifikuar të udhëtojnë drejt Korçës për të dhënë spektaklin e radhës në mbështetje të ekipit të zemrës. Edhe në rast se organizatorët nuk japin më shumë bileta, ata janë të vendosur për t’i sfiduar, pasi do të jenë të pranishëm në stadium. Ultrasit e kuq nuk e kuptojnë këtë qëndrim të klubit të Skënderbeut, pasi në fazën e dytë nuk pati kushte të tilla për kufizim numrash, madje edhe disa qytetarë korçarë preferuan që ta shikojnë ndeshjen në sektorin e tifozëve të Partizanit. Shpresohet që deri të hënën të gjendet gjuha e përbashkët mes palëve, që të mos ketë kufizime numrash, gjë e cila mund të sjellë përplasje.

korcVendimi përfundimtar i klubit korçar
Gjatë një postimi në faqen zyrtare të klubit, drejtuesit e Skënderbeut njoftuan se janë të prerë në vendimin e tyre për t’i dhëne ekipit mik vetëm 5 % të biletave.  Sipas tyre, nëse në të kaluarën ka ndodhur ndryshe kjo ka qenë vetëm për shkak të zemërgjerësisë së korçarëve dhe se tashmë vendimi i tyre është i prerë.

Njoftimi Duke pare me vemendje reagimin e fundit te klubit te futbollit “Partizani” dhe tifozerise se kuqe, Deshirojme te sqarojme opinionin publik , Tifozet e Partizanit dhe klubin e futbollit “Partizani” se klubi yne ka nxjere ne shitje biletat qe klubit mik i takojne ne baze te rregullores, Pra vetem 5% te kapacitetit te stadiumit.Ndeshjet e kaluara klubi yne eshte treguar shpesh here zemergjere duke toleruar dhe shitur me shume bileta nga cfare ju takon ekipeve mike por nga kjo zemergjeresi nuk kemi fituar asgje te mire perkundrazi jemi denuar shpesh here nga komisioni i disiplines per shkak te trazirave dhe demeve te shkaktuara nga tifozerite mike.Tribuna e cila ndeshjet e kaluara ju eshte dhene “miqve” nga dashamiresia jone ju takon tifozeve Korcare. Klubi yne eshte i vendosur per t’iu permbajtur regullores dhe nuk do te shitet absolutisht asnje bilete me shume se kuota 5% e cila ju takon tifozeve miq.

 

Artikulli paraprakK.F Skenderbeu-Partizani zyrtarizohet ora e takimit
Artikulli tjetërJosa: Ja pse kemi ngecur, me “demat” nuk ka dështim

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu