Ballina Europe Takaj shtensionon Skënderbeun

Takaj shtensionon Skënderbeun

91
0
Our Sponsor
Ardian Takaj

Kthimi i Skënderbeut në Tiranë të martën në mbrëmje, fill pas ndeshjes me Dinamon e Zagrebit e vlefshme për “play-off” të Ligës së Kampioneve, nuk ka qenë shumë i thjeshtë.

Humbja 1-4, por dhe skualifikimi duket se i ka bërë korçarët që të varin kokën, ndonëse tashmë kanë dhe shansin tjetër të të luajturit në grupet e Ligës së Evropës.

Për të shtensionuar situatën në kthim kanë vlejtur batutat e presidentit të kampionëve, Ardian Takaj, i cili sipas “Panorama Sport” u ka kërkuar të tijve të mos ulin kokën.

Our sponsor

“Ju jeni mërzitur për eliminimin në Ligën e Kampioneve, por keni harruar që jeni pjesëmarrës në grupet e Ligës së Europës si askush tjetër në Shqipëri.

Tani pres që skuadra të reagojë ndryshe në kampionat”, ka thënë Takaj.

Ndërkohë tashmë korçarët kanë nisur të mendojnë për Kukësin, ndeshjen e radhës për kampionatin e ri që sapo ka nisur.

Artikulli paraprak“Dhimbje koke” te Skënderbeu, rrezikojnë Salihi-Berisha
Artikulli tjetërHristov ndëshkon Kukësin, Skënderbeu e nis si kampion

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu