Ballina Europe Deklaratë K.F Skënderbeu

Deklaratë K.F Skënderbeu

88
0
Our Sponsor

Klubi Skënderbeu informon tifozët e vet dhe opinionin sportiv se jemi njoftuar nga UEFA për t’u paraqitur në një seance dëgjimore për të dhënë shpjegime në lidhje me një hetim në ngarkim të klubit tonë nga organizata më e madhe e futbollit europian.
Inspektorët e UEFA-s kane ngritur dyshime mbi vërtetësinë e rezultateve tona në disa ndeshje te kampionatit shqiptar (kundër Partizanit, Teutës, Tiranës,Vllaznisë), si dhe në kupat e Europës.

[the_ad id=”44″]
Sipas materialit të vënë në dispozicion, hetimi ka nisur nga informacionet e marra nga kompanitë e basteve shqiptare e të huaja, nga aludimet ne rrjetet sociale nga ana e tifozëve kundërshtarë të Skënderbeut, si dhe nga media të caktuara.
Pa dyshim që e kemi vlerësuar maksimalisht këtë situatë dhe do u japim shpjegime inspektorëve, duke u argumentuar atyre se ne kemi fituar gjithçka me meritë dhe se rezultatet tona kanë qenë gjithmonë të merituara.
Jemi të qetë, pasi dimë vërtetësinë e seriozitetin e punës sonë.
Në të njëjtën kohë, po përgatitim gjithçka mirë për një përfaqësim dinjitoz në kupat e Europës.

Para Skënderbeu!
Rrofshin Ujqërit e Dëborës!

Our sponsor
Artikulli paraprakSkënderbeu me dy mungesa ndaj Laçit
Artikulli tjetërLajmi i fundit/Daja vendos për Demten dhe Plakun

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu