Ballina Intervista Heronjtë korçarë: Tani fitojmë titullin

Heronjtë korçarë: Tani fitojmë titullin

91
0
Our Sponsor

Skënderbeu rikthehet në krye duke regjis truar një fitore të thellë 5-2 ndaj Partizanit. Nga Lilaj që hapi serinë e golave, te Radas që e mbylli me një supergol, autorët që shënuan dje flasin për “Panorama Sport”. Thuajse në unison, të gjithë janë të bindur se tashmë do të fitojnë titullin.

Lilaj “Ishim përgatitur për ta fituar këtë ndeshje dhe e patë në fushë që edhe pse kishim mungesa, nuk kishte asnjë dallim. Nuk mund të them që e kisha menduar një fitore kaq të thellë, por në fund të fundit ishte më shumë se e merituar. Këtë fitore ia dedikoj familjes time dhe në veçanti edhe tifozërisë sonë të zjarrtë. Duhet të mendojmë për takimin e radhës, pasi çdo ndeshje për ne është si finale”, shprehet Lilaj.

Latifi “Mund të them që ishim të pamëshirshëm në lojë dhe treguam se jemi ne kampionët. Fitorja 5-2 është shumë e rëndësishme për ne dhe mendoj që ishte më se e merituar. Jemi pa dyshim ne ekipi më i mirë që meriton të dalë kampion. Golin ua dedikoj tifozëve dhe familjes sime”, thotë një prej më të mirëve në fushë.

Our sponsor

Berisha “Rezultati, edhe pse i thellë, ishte i drejtë. U gëzova shumë për golin, sepse kështu jam, por që nuk provokoj asnjë tifozëri, thjesht festoj me mënyrën time. Që në fillim të kampionatit, madje përpara se të niste, ju kam thënë që Skënderbeu do të shpallet kampion dhe ja tani prapë jemi në krye. Rival kemi vetëm veten tonë dhe nuk më intereson asnjë skuadër tjetër. Titulli varet vetëm nga ne”, shprehet entuziast kosovari.

Aco Stojkov “Jam pa fund i kënaqur, pasi ekipi fitoi një ndeshje shumë të fortë. Zoti është i madh dhe shikon çdo gjë. Jemi ndëshkuar shumë, por arritëm të rimarrim kreun sërish. Po ecim drejt titullit, gjithsesi duhet kujdes, pasi gjithçka është e hapur dhe ka ende ndeshje përpara. Titulli nuk është mbyllur akoma, sidoqoftë e festojmë në Kukës”, shprehet Stojkov.

Radas Marko Radas realizoi një eurogol në sfidën e djeshme. “Ishte një ndeshje e fortë dhe pavarësisht mjaft mungesave në fushën e lojës, treguam forcën tonë. Ky ekip është më i fortë se çdo skuadër tjetër. Ky gol ishte njëfarë hakmarrjeje për ata që anuluan golin në Durrës kundër Partizanit, që edhe sot nuk e kuptoj sesi u anulua ai gol. Golin dua t’ua dedikoj të gjithë tifozëve skeptikë që nuk besuan te ne pas dy humbjeve kundër Laçit dhe Kukësit”, përfundon prononcimin e tij Radas.

 

Artikulli paraprakShkëmbi: E mendonim më të vështirë këtë sfidë, ja si e largova dhimbjen
Artikulli tjetërRadas: Gol hakmarrje, Skënderbeu s’ka mbaruar, vërtetuam se jemi më të mirët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu