Ballina Kupa e Shqiperise Kupa e Shqipërisë/ Kukësi thyen Skënderbeun, vendos goli i Pejiç, kualifikimi mbetet...

Kupa e Shqipërisë/ Kukësi thyen Skënderbeun, vendos goli i Pejiç, kualifikimi mbetet i hapur

86
0
Our Sponsor

KUKËSI – SKËNDERBEU 1-0
GOLAT: Pejiç 6′
KUKËSI: Smajli, Malota, Dushku, Mici, Musolli (Hasani 84′), Xheferson, Pit (Hoxha 60′), Zeqiri, Lushtaku, Pejiç; Trajner: Artim Shaqiri
SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Abazi, Lilaj, Shkëmbi, Nimaga, Abazi (Stojkov 78′), Latifi, Stojkov, Martins (Sefa 89′); Trajner: Mirel Josa
GJYQTAR: Andi Koçi
DELEGAT: Uvil Zajmi
KARTONA TE VERDHE: Pejiç 14′ Zeqiri 23′ Smajli 41′ Dushku 68′/ Nimaga 10′ Vangjeli 52′ Latifi 55′
Pjesa e parë Në një stadium të boshatisur ndeshja nis me korçarët përpara. Të bësuarit e Josës shfaqen menjëherë rrezikshëm që në minutën e 4-ët. Miqtë nisin një sulm në krahun e djathtë ku Martins kombinon me Lilajn dhe ky i fundit i gjendur në afërsi të zonës godet menjëherë por topi ndalet nga shtylla dhe kthehet sërish në lojë. Aty mundohet të përfitojë Abazi por goditja e tij ndalet nga mbrojtësit. Vetëm 2 minuta pas këtij episodi, saktësisht në minutën e 6-të, Kukësi gjen golin e avantazhit. Një top i gjatë për Pejiç që kontrollon topin mes dy mbrojtësave korçarë dhe niset me shpejtësi drejt portës. Kroati futet në zonë dhe i vetëm përballë Shehit nuk e ka vështirë ta dërgojë topin në rrjetë. Pas golit të pësuar verilindorët tërhiqen në mbrojtje dhe presin kundërshtarin. Korçarët mundohen të rrezikojnë duke iu afruar në disa raste portës së Kukësit por goditjet e Lilajt dhe Radasit nuk përfundojnë atje ku do donin futbollistët e Skënderbeut. Ndërkohë që Kukësi duke dalë përpara me kundërsulme shpërdoron një mundësi të mirë me Pit i cili godet shtyllën. Një pjesë e parë e dyluftuar ashpër, këtë e tregon edhe numri i kartonave të verdhë ku vetëm në 45 minutat e para u nxorën 4 të tillë një për Skënderbeun dhe 3 për Kukësin. Me avantazhin e Kukësit 1-0 u mbyll edhe fraksioni i parë i këtij takimi.
Pjesa e dytë 45 minutat e dyta nisin me një ritëm akoma më të lartë nga të dyja ekipet. Kukësi shfaqet menjëherë rrezikshëm me Lushtakun që përfiton nga një gabim në mesfushë dhe rrezikon me një gjuajtje nga jashtë zone. Me kalimin e minutave ritmi i ndeshjes bie disi dhe loja spostohet më shumë në mesfushë. Korçarët mundohen herë pas herë të shfaqen rrëzikshëm në portën kuksiane por mesa duket sulmuesit e Skënderbeut nuk kanë shpërdoruar si duhet hapësirat që janë krijuar. Kukësi arrin të administrojë me sukses pjesën e mbetur të ndeshjes dhe në fund e mbull këtë 90 minutësh me fitoren minimale 1-0. Përsa i përket kualifikimit gjithçka mbetet e hapur në takimin që do të zhvillohet në Korçë pas dy javësh
Minutat:
90+2′ Vangjeli hedh një top drejt zonës nga krahu i djathtë që krijon rrëmujë mes futbollistëve por që në fund rreziku largohet nga Hasani
66′ Goditje nga kendi. Lushtaku kroson dhe Malota kërcem mbi të gjithë duke goditur me kokë por topi kalon mbi traun e portës
56′ Kombinim mes Martinsit dhe Latifit dhe ky i fundit provon me një goditje nga jashtë zone por goditja e tij është e lehtë dhe kontrollohet nga Halilaj
51′ Goditje dënimi për Kukësin. Mesfushori hedh një top drejt zonës dhe Dushku i pambuluar godet drejt portës me kokë por topi devijohet me vështirësi nga Shehi
46′ Një gabim i Nimagës në mesfushë i jep mundësinë Lushtakut të rrëmbejë topin dhe të niset me shpejtësi drejt zonës së korçarëve. Kosovari godet fuqishëm por topi kalon ngjitur me shtyllën
45′ Abazi ul një top me kokë për Lilajn që godet fluturimthi nga jashtë zone por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule të mbrojtur nga Halilaj
44′ Kombinime perfekte mes Lilajt dhe Radasit në afërsi të zonës dhe ky i fundit depërton mes dy mbrojtësave duke goditur topin por goditja e tij përfundon jashtë
37′ Goditje nga kendi për Skënderbeun. Shkëmbi kroson drejt zonës dhe është Arapi që godet rrezikshëm me kokë por topi përfundon mbi traun e portës
30′ Abazi hedh një top të rrezikshëm në zonë që përshkon gjithë pasqyrën e portës por që nuk shfrytësohet si duhet nga sulmuesit korçarë
28′ Aksion i rrezikshëm i Kukësit në krahun e majtë dhe Pit godet në pozicion të prirët por topi ndalet nga shtylla
23′ Zbritje e shpejtë e Skënderbeut me Kristi Vangjelin. Mbrojtësi pason për Latifin në të djathtë dhe ky i fundit mundohet të hedhë një top të rrezikshëm drejt zonës por që devijohet nga mbrojtësit në goditje kendi
06′ GOL KUKESI Një top i gjatë për Pejiç që kontrollon topin mes dy mbrojtësave korçarë dhe niset me shpejtësi drejt portës. Kroati futet në zonë dhe i vetëm përballë Shehit nuk e ka vështirë ta dërgojë topin në rrjetë
04′ Skënderbeu nis një sulm në krahun e djathtë ku Martins kombinon me Lilajn dhe ky i fundit i gjendur në afërsi të zonës godet menjëherë por topi ndalet nga shtylla dhe kthehet sërish në lojë. Mundohet të përfitojë Abazi por goditja e tij ndalet nga mbrojtësit.

Artikulli paraprakJosa: Humbja ndaj Laçit djeg, kualifikimi vendoset në Korçë
Artikulli tjetërK.F Skenderbeu-Partizani zyrtarizohet ora e takimit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu