Ballina Kampionati Lojë e luftuar nga të dyja ekipet, Skënderbeu mundet në miqësore me...

Lojë e luftuar nga të dyja ekipet, Skënderbeu mundet në miqësore me Malishevën

2
0

NDESHJA – Loja nis e mirë për Skënderbeun që fiton terren pak e nga pak në minutat e para dhe për 20 minuta mban Malishevën në gjysmëfushën e saj.

Pusi dhe Abubakar shfaqen disa herë të rrezikshëm në zonë, teksa fillimisht gjuajtja e ganezit përfundon pak mbi traun e portës, teksa Gashi bën ndërhyrjen decizive tek finalizimi i Pusit pas një pasimi të bukur të Liçit.

Rastin më të mirë e ka Prençi i cili pas një harkimi të bukur të Hysollit godet fort me kokë, ndërsa Gashi me një ndërhyrje fantastike i mohon golin. Në pjesën e dytë ndërrimet dhe lodhja duket se nxjerrin nga “shinat” vendësit, që nuk mbajnë dot ritmin e miqve.

Janë lojtarët e Malishevës që kontrollojnë gjithçka dhe arrijnë të dyfishojnë. Dy gabime të pafalshme të Skënderbeut, i pari që zgjidhet mirë nga Zenunllari dhe i dyti që çon në golin e miqve.

Është i riu Hazrullaj që përfiton nga dhurata e prapavijës korçare dhe me një të djathtë të bukur mposht Alliun. Me shifrat 0-2 mbyllet testi i dytë miqësor për Skënderbeun, që tregon se ekipi nuk është akoma gati dhe themelet po hapen të thella për të ngritur projektin e ri.



Artikulli paraprakEKSKLUZIVE/ Në garë me Dinamon, Skënderbeu synon rikthimin e bujshëm të mesfushorit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu