Ballina Kampionati Mesfusha e Skënderbeut, trajneri Shehi pëlqen titullarin e Vllaznisë

Mesfusha e Skënderbeut, trajneri Shehi pëlqen titullarin e Vllaznisë

84
0
Our Sponsor

Pak ditë më parë, trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, deklaroi se i duhet një mesfushor për ta quajtur grupin të kompletuar. Ai e parë me kujdes gjendjen e ekipit gjatë ndeshjeve miqësore, që kanë qenë të shumta deri tani. Dhe për mesfushën, ish-portieri i korçarëve pëlqen Ardit Krymin.

Sipas “Panorama Sport”, futbollisti shkodran mund të bashkohet me Skënderbeun  në vazhdim, pasi shihet si një lojtar që mund t’i bëjë shumë punë ekipit korçar.

Our sponsor

Krymi është titullar fiks në formacionin e Vllaznisë prej disa sezonesh dhe gjithashtu pjesë e Kombëtares U-21. Problem mund të jetë kontrata që mesfushori ka me klubin shkodran dhe tani gjithçka varet nga bisedimet mes palëve. Zakonisht, klubi korçar nuk tenton në merkato lojtarë, të cilët janë nën kontratë.

Artikulli paraprakMesfushë “e arnuar”, Shehi do ndërhyrje: Bregun nuk dua ta ngarkoj shumë, ja biseda me Osmanin
Artikulli tjetërNjë problem shëndetësor frenoi Osmanin, bashkimi me Skënderbeun është punë orësh

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu