Ballina Demtime Një problem shëndetësor frenoi Osmanin, bashkimi me Skënderbeun është punë orësh

Një problem shëndetësor frenoi Osmanin, bashkimi me Skënderbeun është punë orësh

81
0
Our Sponsor

Tefik Osmani duhej të ishte bashkuar me Skënderbeun javën e kaluar, pasi vendosi që ta vazhdonte karrierën me skuadrën e qytetit të tij. Por ai nuk është vënë nën urdhrat e trajnerit Orges Shehi për shkak të  një problemi shëndetësor.

Njerëz pranë klubit korçar kanë bërë me dije për “Vipsport.al” se Osmanin e ka zënë lija dhe i duheshin disa ditë për ta kaluar atë. Sipas të gjitha gjasave, futbollisti veteran që luan në mbrojtje dhe në mesfushë, do të jetë sot në Korçë, ku të gjithë po e presin.

Our sponsor

Osmani ishte i pavendosur për të ardhmen, pasi u mësua lajmi se Skënderbeu nuk do të merrte pjesë në Kupat e Europës. Si shumë lojtarë të tjerë, edhe ai mendoi largimin, pasi strategjia e klubit jugor ndryshoi dhe pagesat nuk janë më ato të mëparshmet. Por në fund ai “u bind” për t’iu bashkuar shokut të skuadrës, Shehit, që tashmë do ta ketë trajner.

Artikulli paraprakMesfusha e Skënderbeut, trajneri Shehi pëlqen titullarin e Vllaznisë
Artikulli tjetërOrges Shehi, në gjurmët e… Xhani De Biazit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu