Ballina Intervista “Nuk kam kohë të lirë të shpenzoj për të qëndruar në Korçë...

“Nuk kam kohë të lirë të shpenzoj për të qëndruar në Korçë në Kategorinë e Parë”, Takaj thyen heshtjen: Ata nën kontratë do qëndrojnë

317
0

E vështirë për t’u për typur, por në Korçë e kanë pranuar tashmë realitetin: sezonin 2022-2023 do të militojnë në Kategorinë e Parë. Të shumtë janë faktorët që çuan në rënien e Skënderbeut, por Ardjan Takaj është i bindur që më së shumti ndikuan të jashtmit. E pranon që edhe skuadra ka bërë gabime, por evidenton se gjykimi bëri të vetën. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, presidenti rrëfen çfarë nuk shkoi si duhet dhe paralajmëron rikthimin e shpejtë në elitën e futbollit shqiptar. Nëse ndonjë ka pasur dyshime deri më sot nëse ai do të vazhdojë të investojë te bardhekuqtë, mendon vetë ai që t’ua bëjë të qartë: “Do qëndroj, nuk vij për turizëm në Korçë…”.

 

Skënderbeu do të militojë në Kategorinë e Parë. Si ndihet Takaj?
Normalisht që më vjen keq, pasi nuk ishim një ekip për të rënë nga kategoria… Ne kishim një grup të mirë lojtarësh, që prej tri vitesh luanin edhe bashkë, ndaj besuam te ta. Ky ishte projekti ynë për këtë skuadër dhe qëllimi të rrisnim lojtarët e rinj e t’i promovonim në futbollin e huaj.

Çfarë faktorësh ndikuan që sollën këtë verdikt?
Faktorë? Futbolli kështu e ka, ka faktorë nga më të ndryshmit. Gjithmonë do të ketë faktorë që ndikojnë, por e keqe është kur nuk të prishin punë faktorët e brendshëm, por bëhen palë edhe ata të jashtmit.

Artikulli paraprakEKSKLUZIVE/ Takaj projekton Skënderbeun e së ardhmes, Gugash Magani drejt pankinës së korçarëve
Artikulli tjetërE duan dy klubet e Superiores, Skënderbeu i vendos çmimin fantazistit të skuadrës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu