Ballina Kampionati Përballja me Dinamon, Gega kërkon edhe një sforco nga Skënderbeu

Përballja me Dinamon, Gega kërkon edhe një sforco nga Skënderbeu

225
0
Our Sponsor

Skënderbeu është barazuar me pikë me Dinamon dhe sot do të kërkojë të fitojë për herë të parë këtë kampionat ndaj bluve.

Në tri ndeshjet e deritanishme, “nëndetësja” ka arritur të triumfojë dy herë në Korçë më rezultatin 0-1, ndërsa takimi i fazës së dytë ka përfunduar në barazim 0-0 në “Elbasan Arena”.

Fitorja e javës së fundit ndaj Kastriotit ka ngjallur disi shpresën në kampin korçar, paçka se shanset e mbijetesës janë tërësisht minimale.

Our sponsor

Trajneri Skënder Gega kërkon nga ekipi përqendrim maksimal për t’i provuar shanset deri në fund.

Me Dinamon sot në Kamzë, në orën 16:45, Gega do të hedhë formacionin më të mirë të mundshëm.

Në portë do të jetë Rexhepi, ndërsa para tij do të luajnë Frashëri nga e djathta dhe Zguro në të majtë, me Shehin dhe Sadriun në qendër të mbrojtjes.

Në mesin e fushës, Zhan Viktor dhe Moraesh do të mbështeten nga Randi, ndërsa Mara do të vendoset më para tyre, duke qenë pranë dyshes së sulmit: Mensah dhe Berisha.

Artikulli paraprakVIDEO/ Skënderbeu kampion pas 36 vitesh në volejboll, shikoni momentin e kurorëzimit të vajzave të ekipit korçar
Artikulli tjetërMbyllet cikli i Skënderbeut, ja pas sa vitesh korçarët rikthehen në Kategorinë e Parë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu