Ballina Football Përforcohet Skënderbeu, tre lojtarë bashkohen me korçarët të dielën

Përforcohet Skënderbeu, tre lojtarë bashkohen me korçarët të dielën

190
0
Skënderbeu
Our Sponsor

Merr fund stresi, Leonard Ovusu dhe Derrik Frimpong të dielën vijnë në Korçë.

Skënderbeu dje ka marrë lejen e qëndrimit në portalin “e-Albania” për dy afrikanët, që po i pret prej kohësh. Dy ganezët kanë arritur më herët akordin me bardhekuqtë, por bllokimi i sistemit, u bë pengesë për ardhjen e tyre.

Problemet për shkak të sulmeve kibernetike dhe pamundësia për të marrë shërbime në sportele, ka vonuar lejen e qëndrimit të dy lojtarëve më të rinj të Skënderbeut. Burime në klub konfirmojnë se të dy futbollistët mbërrijnë nesër dhe menjëherë do të bashkohen me ekipin, por duket se këto nuk do të jenë afrimet e fundit të bardhekuqve.

Our sponsor

Të njëjtat burime bëjnë me dije se po të dielën mbërrin në Korçë edhe një mesfushor i nivelit të lartë, por që për arsye sigurie dhe “meraku” se mos e humbasin garën me ndonjë klub tjetër të Superiores, i ka bërë drejtuesit të jenë tepër hermetikë sa u takon të dhënave për të.

Migen Memelli pritet që të ketë tri “fytyra” të reja në seancën që do të zhvillohet këtë fundjavë, por edhe pas këtyre tri afrimeve, duket se korçarët nuk do të largohen nga merkatoja.

Trajneri kërkon me çdo kusht një mbrojtës për të dubluar pozicionet në repartin difensiv, i cili për momentin nuk ka shumë zgjidhje.

Kjo duket se është dëshira e fundit e teknikut bardhekuq për të pasur grupin e plotë për startin e sezonit.

Nga ana tjetër, shqetësim mbetet zgjidhja që do të marrë fati i Randi Dumfurit.

Lojtari dështoi të kalojë në kampionatin grek dhe është ribashkuar me Skënderbeun duke mbushur jo pak mesin e fushës së korçarëve, por dilema e qëndrimit të tij është e madhe.

Mesfushori ganez nuk ka një kontratë të vlefshme me Skënderbeun dhe kjo e mban në rrezik deri në momentet e fundit.

Lojtari shihet si tepër i domosdoshëm për stafin teknik dhe e udhës është rinovimi i kontratës. “Topi” tashmë kalon nga Ardjan Takaj, që nuk i ka fshehur kurrë konsideratat për lojtarin dhe ndoshta po pret momentin e duhur për t’ia bërë këtë ofertë.

Artikulli paraprakPërcaktohet kalendari i sezonit 2022/23!
Artikulli tjetërSulmi “luftë”, Xhantu shton konkurrencën/ Ja situata te Skënderbeu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu