Ballina Kampionati Rekord në Korçë, 3000 bileta të shitura dy ditë para ndeshjes

Rekord në Korçë, 3000 bileta të shitura dy ditë para ndeshjes

90
0
Our Sponsor

Interes i jashtëzakonshëm në qytetin juglindor për ndeshjen e së hënë me Partizanin, ndërkohë që për tifozët miq mbetet në fuqi numri prej 300 biletash

 

Leonard Trebicka

Our sponsor

 

“Nuk ka asnjë akord dhe nuk do të ketë asnjë të tillë deri ditën e hënë, kur do të luhet ndeshja Skënderbeu-Partizani. E sqarova edhe një ditë më parë situatën në lidhje me tifozët miq, të cilët do të marrin vetëm 300 biletat që u takojnë. Klubi i kuq le të thotë çfarë të dojë. Asgjë nuk është e vërtetë dhe gjithçka për këtë mund të quhet punë e mbyllur. Ne do të pranojmë vetëm 300 tifozë të Partizanit, asnjë më shumë”, – ka thënë dje sërish në emër të klubit korçar drejtori teknik Ilirjan Përmeti, i cili thekson se nuk ka asnjë ndryshim të numrit të tifozëve të Partizanit në stadiumin e Korçës. Mësohet se dje në mesditë janë shitur 300 biletat e tifozëve të Partizanit nga kompania që merret me shitjen e biletave. Të premten në mbrëmje klubi i kuq pretendoi se kishte arritur akordin për 2 mijë bileta, por ky variant është hedhur poshtë nga drejtori Përmeti. Ky i fundit ka qenë në kontakte të vazhdueshme gjatë gjithë ditës së djeshme me kompaninë, që shit biletat dhe urdhri ka qenë i prerë: vetëm 300 vende për tifozët e Partizanit. Pavarësisht reagimeve nga miqtë, klubi kampion ka zbatuar vetëm rregulloren e FSHF-së, duke dhënë 5% e kapacitetit të stadiumit për miqtë. Dje drejtori Ilirjan Përmeti për herë të parë ka zbuluar edhe numrin e saktë të çdo tribune në stadium dhe shifra totale shkon në 5.928 vende. 5% për miqtë do të thotë 300 vende dhe gjithë pjesa tjetër e biletave, pra 5.628 do të shkojë e gjitha për tifozët korçarë.

REKORDI – Një ditë më parë klubi juglindor bëri të ditur se për 24 orët e para u shitën mbi 1.500 bileta, një numër i konsiderueshëm, duke ditur që ndeshja luhet të hënën. Por dje në mesditë është mësuar se ishin shitur 3 mijë bileta, pra më shumë se gjysma e biletave. Një shifër rekord shitjesh për biletat dy ditë para ndeshjes dhe me siguri të hënën, në orën 18:00, stadiumi juglindor do të jetë plot. Edhe me pak se gjysma e biletave kanë mbetur dhe sot të gjithë duhet të “vrapojnë” për të siguruar një biletë, pasi nesër mund të jetë vonë. Të hënën, ato pak bileta që mund të mbeten, do të shiten në ambientet e stadiumit. Qindra emigrantë që kanë mbërritur për festën e Pashkës dhe tifozët korçarë që mezi presin të jenë nesër në stadium, ku pritet që ta ndezin “flakë” atë. Ndeshja me Partizanin vlen shumë për kampionët në fuqi.

 

Ja vendet në stadiumin “Skënderbeu” sipas tribunave:    

Tribuna A  576 vende

Tribuna B  558 vende

Tribuna C  1278 vende

Tribuna D  1668 vende

Tribuna E  1320 vende

Miqtë      300 vende

Tribuna Gold A   114 vende

Tribuna Gold B   114 vende

Totali: 5928 vende

Artikulli paraprakKorçarët vijojnë bllokadën, ka edhe një plan “B”, mund të shtohen edhe 400 bileta
Artikulli tjetërDueli i titullit, Josa: Me Partizanin është si finale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu