Ballina Lajme Skënder Gega merr vendimin përfundimtar për të ardhmen në Korçë (FOTO)

Skënder Gega merr vendimin përfundimtar për të ardhmen në Korçë (FOTO)

310
0
Our Sponsor

Merr fund eksperienca e Skënder Gegës në pankinën e Skënderbeut. Trajneri ka vendosur që të mos vazhdojë bashkëpunimin me klubin korçar dhe këtë e ka zyrtarizuar sot edhe para skuadrës.

Skënderbeu ra matematikisht nga Superiorja pas ndeshjeve të së hënës dhe në sezonin e ardhshëm do të garojë në Kategorinë e Parë. Një situatë e cila sigurisht që vuri menjëherë në dyshim qëndrimin apo jo të Gegës, i cili kishte pranuar detyrën pikërisht me objektivin për të shpëtuar korçarët.

Our sponsor

Sot, tekniku ka dalë në stërvitje me skuadrën dhe “Panorama Sport” mëson se aty u ka komunikuar personalisht lojtarëve se do të largohej nga drejtimi i Skënderbeut menjëherë, pa pritur fundit e sezonit, siç kishte rënë dakord edhe me presidentin Takaj. Pritet që në tre javët e mbetura të kampionatit, skuadrën korçare ta drejtojë Gentian Liçi, i cili prej shumë vitesh ka qenë zëvendëstrajner në këtë klub.

Artikulli paraprakFOTO/ “Po shkruaj dhe po qaj”, Zguro me fjalë lamtumire për shokët e skuadrës dhe Skënderbeun: Keqardhje që shkoi kështu…
Artikulli tjetër“Privilegj dhe kënaqësi”, mesazhi i Gegës pas vendimit për të ardhmen te Skënderbeu: Ky klub e qytet meriton vendin që i takon

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu