Ballina Europe Skënderbeu evropian në shifra, Salihi zbret në vend të dytë

Skënderbeu evropian në shifra, Salihi zbret në vend të dytë

84
0
Our Sponsor

Leonard Trebicka

 

Faqja zyrtare e UEFA Champions League, pas çdo ndeshjeje të luajtur, skanon deri në imtësi të gjitha skuadrat pjesëmarrëse. Edhe Skënderbeu, pas 5 ndeshjeve të para, është futur në “sitën” e UEFA-s. Janë plot 56 ekipe, që kanë marrë pjesë në turet e para e deri në këtë fazë të “play-off”-i në Champions. Bie në sy fakti që skuadra korçare ndodhet në majën e listave për të gjitha statistikat. Edhe pse Skënderbeu ka humbur ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Dinamos së Zagrebit, 1-2, nuk u ka kushtuar shumë kampionëve të Shqipërisë. Deri në fund të këtij eventi të gjitha skuadrat dhe futbollistët do të vijojnë të skanohen nga UEFA, që vlerëson më shumë numrin e fitoreve dhe jo pikët. Ja edhe disa nga statistikat e Skënderbeut në 5 ndeshjet e deritanishme:

Our sponsor

SHIFRA POZITIVE – Në Europë, në 5 sezone gjithsej, Skënderbeu ka luajtur 17 ndeshje, 15 prej tyre në Champions dhe 2 ndeshje në Europa League. Faqja zyrtare e UEFA-s bën të ditur se Skënderbeu, në eventin më të madh evropian, ka një bilanc të barabartë mes humbjeve dhe fitoreve. 6 fitore ka arritur Skënderbeu, ndërkohë që po kaq janë edhe humbjet. Kujtojmë që Skënderbeu ka barazuar në 3 ndeshje Championsi. Këto janë statistikat që nga sezoni 2011-2012 dhe deri tani për Ligën e Kampionëve. Për Europa League duhet thënë se skuadra bardhekuqe ka luajtur vetëm dy ndeshje, ku ka arritur një fitore dhe një humbje. Këto dy rezultate janë arritur dy sezone më parë ndaj Chornomoretsit, kur Skënderbeu nuk kaloi në grupe vetëm se humbi një penallti. Por asgjë nuk ka përfunduar, pasi skuadra e Josës do të vijojë edhe më tej në Europa League këtë sezon, nëse eliminohet në Champions nga Dinamoja e Zagrebit. Pra, përfaqësimi në Europë për korçarët këtë herë do të jetë më i gjatë se asnjëherë më parë, të paktën deri në muajin dhjetor.

 

Statistikat në Europë

UEFA Champions League

15 ndeshje (6f, 3b, 6h)

UEFA Europa League

2 ndeshje  (1f, 0b, 1h)

 

Salihi zbret i dyti, e kalon izraeliti Zahavi

Pas 4 ndeshjeve të para të Championsit, Hamdi Salihi ishte në krye të listës së shënuesve, me 5 gola të shënuar. Por, pas ndeshjeve të fundit ai ka zbritur një vend më poshtë, pasi Eran Zahavi, futbollisti i Makabi Telaviv, ka shkuar në kuotën e 6 golave. Pas tij vjen Salihi, duke qenë i vetmi futbollist me 5 gola. Me 4 gola janë dy lojtarë. Kamara i Moldes dhe Wilde i TNS-së. Ndërkohë, Berisha ka shënuar 2 gola për kampionët.  

Golashënuesit e Championsit

Eran Zahavi (M.Tel-Aviv)   6 gola

Hamdi Salihi (Skënderbeu)   5 gola

Ola Kamara (Molde)   4 gola

Michael Ëilde (TNS)  4 gola

Leigh Griffiths (Sëlltik)  3 gola

Mohamed Elyounoussi (Molde)     3 gola

Marko Pjaca     (Dinamo Zagreb) 3 gola

Bernard Berisha (Skënderbeu)    2 gola

 

Mes 56 ekipeve, Skënderbeu i dyti

Një tjetër arritje për Skënderbeun janë fitoret në ndeshjet e deritanishme. Faqja e UEFA-s bën të ditur se mes 56 skuadrash, që kanë marrë pjesë në këto ture, Skënderbeu renditet në vend të dytë, pasi ka 3 fitore (një ndaj Krusejdërs dhe dy me Milsamin), ndërkohë që ka humbur dy ndeshje (me Krusejdërs në Belfast dhe së fundi ndaj Dinamos së Zagrebit). Me këto arritje Skënderbeu renditet pas Selltikut. Kampionët e Skocisë kanë 4 fitore në 5 ndeshje, ndaj dhe janë në vend të parë, kurse pas tyre vijnë kampionët e Shqipërisë. Më pas janë klube me emër në Europë, si Partizan i Beogradit, Dinamoja e Zagrebit, Bate Borisov,  Makabi Telaviv dhe Malmo.

Renditja sipas fitoreve

Selltik    5 ndeshje  (4f, 1b, 0h)

Skënderbeu 5 ndeshje  (3f, 0b, 2h)

Partizan B.5 ndeshje  (3f, 1b, 1h)

Astana     5 ndeshje  (3f, 1b, 1h)

Bate B.    5 ndeshje  (3f, 2b  0h)

M.Tel-Aviv 5 ndeshje  (2f, 1b, 2h)

Dinamo Z.  5 ndeshje  (2f, 3b, 0h)

Malmo      5 ndeshje  (2f, 1b, 2h)

Apoel N.   5 ndeshje  (1f, 2b, 2h)

 

4 lojtarë me minuta të plota deri tani

Një tjetër statistikë është ajo minutave të luajtura për çdo futbollist të skuadrave pjesëmarrëse deri tani në Champions. UEFA ka publikuar edhe këtë statistikë dhe Skënderbeu ka 4 futbollistë me minuta të plota. Bëhet fjalë për kapitenin Bledi Shkëmbi, mbrojtësin Marko Radas, mesfushorin Bakari Nimaga dhe portierin Orges Shehi. Pas tyre vijnë Berisha, Vangjeli dhe Salihi. Janë disa futbollistë, të cilët ende nuk kanë luajtur asnjë minutë. Përveç Salihit me 5 gola dhe Berishës me 2 gola, kanë shënuar edhe Nimaga, Latifi, Progni dhe Shkëmbi nga 1 gol.

Lojtarët në shifra

Bledi      Shkëmbi    5 ndeshje  450 minuta 1 gol

Marko      Radas      5 ndeshje  450 minuta

Orges      Shehi      5 ndeshje  450 minuta

Bakari     Nimaga     5 ndeshje  450 minuta 1 gol

Bernard    Berisha    5 ndeshje  448 minuta 2 gola

Kristi     Vangjeli   5 ndeshje  446 minuta

Hamdi      Salihi     5 ndeshje  434 minuta 5 gola

Bajram     Jashanica  4 ndeshje  360 minuta

Fransisko  Duarte     5 ndeshje  327 minuta

Sabjen     Lilaj      3 ndeshje  270 minuta

Liridon    Latifi     4 ndeshje  264 minuta 1 gol

Gerhard    Progni     5 ndeshje  170 minuta 1 gol

Renato     Arapi      2 ndeshje  101 minuta

Ventsislav Hristov    3 ndeshje  92 minuta

Tefik      Osmani     1 ndeshje  90 minuta

Leonit     Abazi      2 ndeshje  46 minuta

Ademir     Souza      3 ndeshje  21 minuta

Arbër      Abilaliaj  2 ndeshje  2 minuta

Artikulli paraprakSkenderbeu Dinamo Live
Artikulli tjetër“Dhimbje koke” te Skënderbeu, rrezikojnë Salihi-Berisha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu