Ballina Lajme Skënderbeu nuk ndalet në merkato, afron dhe një brazilian

Skënderbeu nuk ndalet në merkato, afron dhe një brazilian

3
0

Skënderbeu merr një “ekspert” për mbrojtjen dhe me kosto… zero. Luis Paulo Silva Zhunior Klubi vendos që të rikthejë Luis Paulo Silva Zhuniorin, brazilianin që sezonin e fundit u aktivizua te Burreli. Ky lojtar nuk ka luajtur kurrë me fanellën e bardhekuqve dhe maksimumi mundi që të stërvitej për rreth dy javë me ekipin, por ama i lidhën kontratë.

 

Erdhi në muajin janar të 2022-shit në qytetin juglindor (kohë kur ekipi drejtohej nga Migen Memelli) dhe direkt dha sinjale të mira. E kaloi provën dhe iu ofrua një marrëveshje. Nënshkroi zyrtarisht për 3 vite, por në limitet e merkatos e larguan. Jo përgjithmonë ama. Klubi e pa të udhës që lojtari të fitonte më shumë eksperiencë dhe këtë mund ta bënte vetëm duke luajtur.

 

Në Korçë mundësitë i kishte minimale, ndaj gjetën një tjetër zgjidhje. E dhanë borxh, andej nga e morën. Asokohe u bë “lëmsh” situata, pasi i njëjti futbollist rezultonte në dy klube. Më vonë u qartësua gjithçka. Bardhekuqtë siguruan kartonin e tij dhe më pas e dhanë borxh te matjanët, aty ku edhe e morën.

 

Ai e mbylli krejt kampionatin atje dhe duhet thënë se bëri një paraqitje tejet të mirë. U aktivizua në 22 ndeshje, konkretisht 21 në Kategorinë e Parë dhe 1 në Kupë. Në 1623 minuta që mori në total, e ka gjetur edhe dy herë portën. Një lojtar që luan në qendër të mbrojtjes, por hera-herës jep ndihmën edhe në sulm.

 

Tashmë që edhe Skënderbeut do t’i duhet të garojë në inferiore, ka menduar që ta rimarrë brazilianin. Një vit në Shqipëri dhe në këtë ligë e kanë ndihmuar 22-vjeçarin që të njohë më së miri kampionatin. Dhe korçarëve të tillë lojtarë u duhen, që e dinë se në çfarë terreni do të shkelin.

Artikulli paraprakSkënderbeu mendon që tani për Superiore, afron mesfushorin e talentuar

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu