Ballina Kampionati Skënderbeu, rikthehen tre të pezulluar

Skënderbeu, rikthehen tre të pezulluar

4
0



Për ndeshjen me Partizanin, trajneri Mirel Josa pati tri mungesa të rëndësishme, ku mbrojtësit Vangjeli dhe Abazi ishin të pezulluar, pasi kishin plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë.

Gjithashtu, i pezulluar ishte edhe Nimaga, i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin me Laçin. Fatmirësisht, mungesat e këtyre tre lojtarëve nuk u ndien te Skënderbeu që e shkërmoqi Partizanin me rezultatin 5-2.

Për ndeshjen me Apoloninë, trajneri Josa i ka në dispozicion këta tre lojtarë, që rikthehen nga pezullimi. Gjithsesi, edhe për këtë javë Josa nuk e ka të plotë grupin, pasi për arsye kartonësh do të mungojnë Sabien Lilaj dhe Bernard Berisha. Të dy lojtarët ishin nga më të spikaturit ndaj të Partizanit, por nuk evituan dot kartonët e verdhë.

 

Artikulli paraprakRadas: Gol hakmarrje, Skënderbeu s’ka mbaruar, vërtetuam se jemi më të mirët
Artikulli tjetërKushta: Stafi më i dobët në historinë e Flamurtarit, titullin e meriton Skënderbeu

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu