Ballina Kampionati Skënderbeu zyrtarizon stafin e Shehit, konfirmohet faza në Greqi

Skënderbeu zyrtarizon stafin e Shehit, konfirmohet faza në Greqi

97
0
Our Sponsor

Skënderbeu ka nisur sezonin e ri dhe trajneri i ri Orges Shehi ka nisur nga puna me 16 lojtarë, pas prezantimit nga presidenti Ardjan Takaj.

Klubi korçar ka zyrtarizuar edhe dy anëtarët e rinj të stafit teknik, që do të jenë Edlir Tetova dhe Kristo Jani, të cilët kompletojnë stafin bardhekuq, sepse gjejnë aty edhe nga trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi dhe ndihmëstrajnerin Gentjan Liçi.

Our sponsor

FAZA – Ka pasur dilema ditët e fundit, por sot është konfirmuar se faza përgatitore e Skënderbeut do të zhvillohet në Greqi. Do të jetë qyteti grek i Naoussa të Greqisë atje ku Skënderbeu do të akomodohet nga mesi i muajit korrik dhe pritet që të qëndrojë të paktën dy javë, raporton portali “Korça Sot”.

LISTA PROVIZORE E SKËNDERBEUT

1.Aldo Teqja
2.Enis Gavazaj
3.Bakari Nimaga
4.Ardit Hoxhaj
5.Kaba Sambou
6.Leonit Abazi
7.Nazmi Gripshi
8.Bruno Lulaj
9.Blerim Krasniqi
10.Xhefri Bushi
11.Marjo Dajsinani
12.Anteo Osmanllari
13.Paolo Ivani
14.Jorgo Pëllumbi
15.Uerdi Mara
16. Benejam Demte

Artikulli paraprakShehi i vendos rregullat e lojës që në prezantim: Me mua nuk ka të pazëvendësueshëm
Artikulli tjetërSkënderbeu rikthen 4 huazime, në provë edhe një mbrojtës nga Dinamo

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu