Ballina Kampionati Stërvitja e parë e Shehit me Skënderbeun, zbulohen titullarët që munguan

Stërvitja e parë e Shehit me Skënderbeun, zbulohen titullarët që munguan

79
0
Our Sponsor

Skënderbeu i Orges Shehit nisi me një “mal” me mungesa. Në fakt më së shumti pritej që lojtarët, të cilët nuk ishin nën kontratë, të mos merrnin pjesë në seancën e parë. Gjergji Muzaka, Tefik Osmani, Kristi Vangjeli, Gledi Mici dhe Marko Radas nuk ishin pjesë e stërvitjes së sotme.

Në fakt, kroati ka konfirmuar se do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa ndryshe qëndron çështja për të tjerët, edhe pse sirena pozitive ka pasur nga Muzaka. Thuajse të gjithë janë të dyzuar për të ardhmen, ndërkohë që momentalisht të konfirmuar si të larguar nga skuadra janë emra si Ali Soue, Sabjen Lilaj, Xhejms Adeniji dhe Suad Sahiti.

Our sponsor

Tre të fundit kanë gjetur ekip, ndërsa golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar ende jo. Në stërvitjen e parë nën drejtimin e Orges Shehit fytyra të reja ishin mbrojtësi Bruno Lulaj dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj, të cilët janë kthyer nga huazimi te Laçi dhe Flamurtari.

Artikulli paraprakPrezantohet Shehi, Takaj: Ja pse e bëra trajner të Skënderbeut
Artikulli tjetërShehi i vendos rregullat e lojës që në prezantim: Me mua nuk ka të pazëvendësueshëm

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu