Ballina Lajme Takaj i lumtur: Shmangëm Bazelin dhe Selltikun

Takaj i lumtur: Shmangëm Bazelin dhe Selltikun

76
0
Our Sponsor

Numri 1 i ekipit kampion beson se të tijtë mund t’ia dalin në turin e tretë ndaj Ludogoretsit apo Milsamit, kushdo qoftë kundërshtari

 

Leonard Trebicka

Our sponsor

 

Në Nion të Zvicrës është hedhur dje në mesditë shorti i turit të tretë të Champions League, ku Skënderbeu pritet të marrë pjesë, pasi është me një “këmbë” në këtë tur, ngaqë ka fituar thellë 4-1 me Krusajdersin në Korçë. Shorti është ndjekur me interes të madh në resortin “Tropikal”, ku ndodhen kampionët, por edhe në qytetin juglindor. Fati u ka buzëqeshur këtë radhë korçarëve, teksa do t’u vërë përballë në turin tjetër një nga çiftet më të lehta të grupit, Ludogoretsin e Bullgarisë ose Milsamin e Modavisë. Këta të fundit e kanë fituar ndeshjen e parë në Bullgari 0-1, por kundërshtari ka më shumë përvojë dhe përmbysja nuk do të ishte çudi. Korçarët ranë në një grup me Bazelin, Selltikun, çiftin e Setauas së Bukureshtit, çiftin e Mariborit dhe të Ludogoretsit.

TAKAJ – Presidenti Ardjan Takaj, pasi ka mësuar se cili çift do të jetë përballë Skënderbeut, ka qenë i lumtur dhe ka dhënë këtë koment: “Në këtë pikë të kompeticionit, të gjithë ekipet janë të fortë, por që shortin e sotëm (djeshëm) le ta quajmë një short të mirë, pasi do të përballemi me Ludogoretsin ose Milsamin. Ishim në një grup të vështirë me 5 ekipe dhe na trembnin Bazeli dhe Selltiku, por tani jemi të lumtur që i shmangëm. Gjithsesi, kushdo që të na binte, do të luanim dhe nuk do të hapnim krahun. Do ta cilësoja një short të mirë me cilindo nga dy ekipet, që mund të përballemi në turin tjetër, Ludogoretsin apo Milsamin”. Skënderbeu ka shmangur në short ekipe të mëdha, me të cilët mundësitë për të kaluar më tej do të ishin të pakta ose minimale.

Artikulli paraprakSkënderbeu bëri krenare një Shqipëri të tërë
Artikulli tjetërJosa: Kundërshtarë me të lehtë se të tjerët

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu