Ballina Demtime Dëmtimet alarmojnë Skënderbeun përpara Tiranës, titullari i korçarëve mund të humbasë sezonin

Dëmtimet alarmojnë Skënderbeun përpara Tiranës, titullari i korçarëve mund të humbasë sezonin

97
0
Our Sponsor

[the_ad id=”1341″]

Skënderbeut i vështirësohet situata në pjesën më të vështirë të kampionatit.

 

Our sponsor

 

Duket se në daljen e parë stërvitore në prag të ndeshjes me Tiranën problemet janë shtuar për trajnerin Skënder Gega, që duket se ka humbur edhe portierin Bekim Rexhepi për sfidën e fundjavës.

Gardiani i korçarëve ka ndjekur të gjithë seancën nga tribuna e aneksit të stadiumit “Skënderbeu” në Korçë duke u shfaqur i mërzitur për lëndimin që po e mban jashtë grupit.

 

 

Paraprakisht dyshohet për një dëmtim të ligamentit të brendshëm dhe nëse do të jetë kështu, korçarët do të duhet të humbasin një prej pjesëve të tyre më të rëndësishme, të paktën për 4 javët e ardhshme.

Shpresat janë të mëdha që të jetë vetëm një lëndim i lehtë dhe të mos ketë pasoja për Rexhepin, në mënyrë që të rikuperohet sa më shpejt dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës. Shqiptari nga Maqedonia ka zhvilluar edhe rezonancën magnetike ditën e djeshme dhe pret që të marrë përgjigjen e testimeve të kryera. Gjithsesi, prezenca e tij në ndeshjen ndaj Tiranës do të jetë shumë e vështirë.

 

MUNGESAT – Veç Rexhepit, ajo që e bën më të vështirë situatën për ndeshjen e radhës për Skënderbeun, janë mungesat e tjera të ekipit që duket se po kalon momentin më të keq jo vetëm në renditje, por edhe në aspektin fizik.

Pesë lojtarë të tjerë janë jashtë për këtë takim duke çuar numrin e të padisponueshmëve në gjashtë të tillë.

Meksi duket se është rikthyer në Greqi për të vijuar rikuperimin dhe rrugëtimi i tij me Skënderbeun mund të quhet i mbyllur.

Nga ana tjetër, edhe Mensah nuk shihet pranë ekipit. Lojtari është duke zhvilluar terapi riaftësuese por ajo që shqetëson është mosprania e tij në ekip.

Edhe Vangjeli ka dalë i dëmtuar nga ndeshja me Teutën dhe për pasojë do të mungojë në takimin e kësaj jave. Së fundi janë edhe dy të pezulluarit për shkak të kartonëve të marrë.

Zguro dhe Berisha do të mungojnë në këtë takim duke i çuar kështu në gjashtë mungesat e Skënderbeut për këtë takim.

Artikulli paraprakSkënderbeu shpërthen në fund/ Zbuloni intervalin e minutave ku korçarët nuk kanë shënuar asnjë gol
Artikulli tjetërNë Korçë besojnë te mrekullia/ Skënderbeu me laps në dorë, ja llogaritë për mbijetesën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu