Ballina Demtime Nga mbrojtja në sulm, Skënderbeu ka një “mal” me dilema në merkato

Nga mbrojtja në sulm, Skënderbeu ka një “mal” me dilema në merkato

95
0
Our Sponsor
Skënderbeu i ri i Orges Shehit po merr formë pak nga pak, sidomos pas rikthimit të titullarëve. Me Marko Radasin, Kristi Vangjelin dhe Gjergji Muzakën, ekipi është kompletuar ndjeshëm. Nëse një muaj më parë situata nuk ishte aspak normale, tashmë gjithçka është vendosur në “vijë”. Sigurisht që për të pretenduar priten ende afrime në merkato dhe në repartin e sulmit dhe në prapavijë, aty ku largimet kanë qenë masive. Dhe duket thënë që dilemat janë realisht të mëdha.

PORTA – Katërkëndori është gati. Me Orges Shehin të larguar nga ky rol, ai ka “graduar” si portier të parë Aldo Teqjen, ndërsa në gatishmëri do të jetë edhe Dajsinani. Referuar deklaratës që dha pas miqësores me Teutën, vetë trajneri tha se për këtë repart nuk do të ketë afrime.

MBROJTJA – Me portën e “blinduar”, dilemat e para janë në prapavijë. Pikërisht atje ku pritet përgjigjja nga momenti në moment e Tefik Osmanit. Korçari duhet të vendosë, por duket se e kanë pushtuar dilemat. Shehi do që ta ketë në ekip, por në këto momente dëshirat janë kthyer në dytësore. Me Osmanin e pavendosur, klubi ka gati afrimin e radhës në repartin e mbrojtjes. Prej kohësh korçarët janë duke biseduar me Ditmar Bicajn dhe normalisht që dëshira e palëve nuk mungon për të nisur bashkëpunimin. Pengesa e vetme lidhet me të ardhmen e Fidan Alitit. Mbrojtësi i Skënderbeut dhe i kombëtares së Kosovës ka oferta nga jashtë dhe mund të largohet, mirëpo ditët e fundit duket se interesimi i Jeniseit në superligën ruse është “zbehur” disi, si pasojë e pretendimeve të larta të bardhekuqve. Nëse Aliti nuk largohet, atëherë duket se edhe për Bicaj nuk do të ketë shumë shpresa për një rikthim në Korçë.

Our sponsor

Lilaj dhe Nimaga

MESFUSHA – Mesfusha është një tjetër repart ku Skënderbeu ka dilema. Më kryesorja është Bakari Nimaga. Lojtari ka një pagë të lartë dhe korçarët duan ta shesin për të siguruar të ardhura. Nga njëra anë, Sherif Tiraspol po bisedon me Skënderbeun për të gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa mesfushori malien qëndron në pritje të asaj çfarë do të ndodhë. Ajo që dihet është fakti që si Nimaga ashtu edhe Skënderbeu duan me çdo kusht që ky transferim të mbyllet me sukses.

bregu

SULMI – Me Bregun të prezantuar zyrtarisht, sulmi i Skënderbeut fiton një pjesë të rëndësishme. Por, 4 largimet nga ky repart janë shumë me peshë dhe korçarët ende nuk i kanë zëvendësuar. Oto Xhon dhe Krasniqi në majë të sulmit janë të rinj për t’u besuar gjithë ofensivën, ndërsa duhet parë përshtatja e Bregut dhe rikthimi i Hoxhajt nga problemet fizike për të nxjerrë një konkluzion më të saktë. Skënderbeu nga ana e tij po kërkon sulmues, por nëse askush nuk i përmbush pritshmëritë e Shehit, atëherë ekipi mund të vijojë edhe kështu.

Artikulli paraprakSkënderbeu zyrtarizon miqësoren e radhës, nesër në Korçë ndaj ekipit kosovar
Artikulli tjetërKorçarët kanë nevojë për më shumë kualitet në mesfushë, Shehi pret nga drejtuesit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu