Marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi pritet që të vijë së shpejti. Drejtuesit korçar po mendojnë që ta kompletojnë stafin më parë dhe ish-portieri ka vendosur për krahun e tij të djathtë.
Do të jetë Edlir Tetova ndihmësi i tij i parë në aventurën si trajner në Korçë. Ish-mesfushori ka dhënë kontributin e tij tek Teuta U-17 në sezonin e fundit, pasi Ilir Biturku u spostua në skuadrën e parë për pak kohë.
Tetova pritet që të bashkohet me kampionët në fuqi dhe së bashku me Shehin të ndërtojnë të dy së bashku skuadrën për edicionin e ardhshëm. 35-vjeçari në të shkuarën është aktivizuar si futbollist me Kamzën, Elbasanin, Besën dhe Teutën.