Ballina Lajme Vendim surprizë! La ëndrrën amerikane për Korçën, te Skënderbeu rikthehet sërish lideri...

Vendim surprizë! La ëndrrën amerikane për Korçën, te Skënderbeu rikthehet sërish lideri i skuadrës

3
0

Merkatoja e Skënderbeut pritet të marrë një trajektore të çuditshme, sigurisht në kuptimin e mirë. Surprizë pritet të jetë rikthimi i ish-kapitenit Vangjel Zguro.

 

“Ksskendeebeu.com” ka mësuar nëse palët kanë biseduar dhe është gjetur akordi që mbrojtësi pogradecar të kontribuojë për Skënderbeun edhe në Kategorinë e Parë.

Pas rënies nga Superiorja Zguro u largua drejt Amerikës, por me sa duket “parajsa” e 29- vjeçarit është Korça.

 

Gazeta mëson se ish-kapiteni ka folur me presidentin Takaj dhe është bindur që të vishet sërish bardhekuq.

Një arsye më shumë dhe bindëse për rikthimin e Zguros te Skënderbeu është edhe trajneri Migen Memelli.

Me sa duket rikthimi i Memellit në stol e ka bindur mbrojtësin pogradecar që të lërë sërish Amerikën dhe të kontribuojë për juglindorët dhe ta kthejnë direkt Skënderbeun në elitën e futbollit shqiptar.

 

Artikulli paraprakSkënderbeu nuk ndalet në merkato, afron dhe një brazilian

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu