Ballina Kampionati ZYRTARE/ Mesfushori i Skënderbeut firmos për tri vite në Greqi

ZYRTARE/ Mesfushori i Skënderbeut firmos për tri vite në Greqi

3
0

Pasi “Panorama Sport” paralajmëroi akordin mes Larisës dhe Skënderbeut për mesfushorin Suad Sahiti, vjen edhe konfirmimi nga vetë klubi grek në faqen zyrtare. Pak minuta më parë, Larisa zyrtarizoi transferimin e kosovarit që ka luajtur me fanellën bardhekuqe në pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

sahiti

Sahiti firmosi për tri vite me skuadrën ku u bë legjendë ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, i ndjeri Lefter Millo. Klubi grek nuk jepte detaje për marrëveshjen me Skënderbeun, por gazeta zbulon se korçarët kanë mbajtur vetëm 30 % të kartonit. Këtë e konfirmon edhe portali i njohur sportiv në Greqi, “gazzetta.gr”.

Capture



Artikulli paraprakSkënderbeu merr formë, zyrtarizojnë një mbrojtës dhe rinovojnë 2 titullarë
Artikulli tjetërSkenderbeu merr në mbrojtje Jashanicën, do apeloje në KAS

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu